• вторник, 17 март 2026

Pistorius: Konflikti me Iranin nuk është luftë evropiane

Pistorius: Konflikti me Iranin nuk është luftë evropiane

 Berlin, 16 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot deklaroi se lufta me Iranin nuk është luftë evropiane dhe se Evropa nuk e ka filluar luftën.

 "Çfarë pret Donald Trampi që disa ose dy fregata evropiane të bëjnë në Ngushticën e Hormuzit, që marina e fuqishme amerikane nuk mund ta bëjë", theksoi Pistoriusi, duke reaguar ndaj deklaratës së Trampit se mungesa e ndihmës për Uashingtonin mund të ketë pasoja për NATO-n.

 Paraprakisht,  zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefan Kornelius deklaroi se konflikti ShBA-së dhe Izraelit me Iranin nuk ka  lidhje me NATO-n dhe se Gjermania nuk planifikon të përfshihet në të.

 "As ShBA-të dhe as Izraeli nuk na kanë konsultuar para luftës, ndërsa Uashingtoni që në fillim të luftës e bëri të qartë se ndihma evropiane nuk i nevojitet dhe nuk është e dëshirueshme", theksoi Korneliusi.

Foto: DPA 

 

Остани поврзан