Sijarto: Hungaria do të bllokojë ndihmën financiare për Ukrainën dhe paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë derisa të vihet në funksion naftësjellësi "Druzhba"
- Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto sot deklaroi se Hungaria do të bllokojë ndihmën financiare për Ukrainën prej 90 miliardë euro dhe paketën e 20-të të sanksioneve të BE-së për Rusinë derisa të zgjidhet çështja e transportit të naftës përmes nafëtsjellësit "Druzhba".
Budapest, 16 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto sot deklaroi se Hungaria do të bllokojë ndihmën financiare për Ukrainën prej 90 miliardë euro dhe paketën e 20-të të sanksioneve të BE-së për Rusinë derisa të zgjidhet çështja e transportit të naftës përmes nafëtsjellësit "Druzhba".
"Derisa ukrainasit të rivendosin furnizimin, nuk mund të diskutohet për votim për huanë prej 90 miliardë euro, ndihmë tjetër financiare për Ukrainën ose paketën e 20-të të sanksioneve për Rusinë. Vendet anëtare të BE-së mund ta harrojnë këtë", theksoi Sijarto.
Sipas tij naftësjellësi "Druzhba" është fizikisht dhe teknikisht gati për vazhdimin e transportit. Sijarto ndërprerjen e furnizimit e quajti "vendim politik".
"Operatori i sistemit ukrainas tha se situata me nafëtsjellësin "Druzhba" mund të përmirësohet brenda një muaji, që do të ishte një javë pas zgjedhjeve në Hungari", theksoi Sijarto.
Ai pretendon se Kievi ka refuzuar një takim trepalësh me të dhe ministrin sllovak të Energjisë.
Sipas Sijartos, Hungaria ka rezerva nafte për 86 ditë.
Paraprakisht, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se Hungaria duhet t'i zbatojë vendimet e miratuara tashmë lideri i saj në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk duhet të bllokojë huanë prej 90 miliardë euro për Ukrainën.
Foto: EPA