Turqia dënon pushtimin tokësor të Izraelit në Liban
- Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e dënoi ashpër aksionin tokësor izraelit në Liban, duke e karakterizuar atë si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të vendit.
Ankara, 16 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e dënoi ashpër aksionin tokësor izraelit në Liban, duke e karakterizuar atë si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të vendit.
Ankaraja paralajmëroi se ky operacion krijon rrezikun e tërheqjes së Lindjes së Mesme në një katastrofë humanitare dhe në mënyrë shtesë e minon stabilitetin rajonal.
MPJ-ja e Turqisë akuzoi drejtpërdrejt qeverinë e Benjamin Netanjahut se i zgjeron politikat eë saj të "gjenocidit dhe ndëshkimit kolektiv" ndaj popullit libanez.
"Shprehim edhe një herë solidaritetin tonë me Libanin përballë këtyre sulmeve", thuhet në komunikatë, duke shtuar se Turqia historikisht e ka pozicionuar veten si mbrojtëse e sovranitetit në rajon. Sipas Ankarasë, vala e re e dhunës po saboton të gjitha përpjekjet për të arritur paqen dhe po e shtyn rajonin në një fazë edhe më të rrezikshme.
Foto: Arkivi i MIA-s