Të paktën 15 të vdekur në incidentet në burgun Litoral në Ekuador
- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 14 janë lënduar në një incident në burgun ekuadorian Litoral në Guajakil, njoftoi sot agjencia e burgjeve SNAI.
Kito, 12 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 14 janë lënduar në një incident në burgun ekuadorian Litoral në Guajakil, njoftoi sot agjencia e burgjeve SNAI.
Vdekjet dhe plagosjet ndodhën gjatë "incidenteve të rënda midis" të burgosurve, theksohet në kumtesën e agjencisë të postuar në rrjetet sociale.
Qindra njerëz kanë vdekur në burgjet e Ekuadorit vitet e fundit për shkak të rritjes së krimit që fajësohet për bandat e drogës.
Foto: X