• недела, 14 јули 2024

Sulm izraelit në Kan Junis, Hamasi pohon se dhjetëra palestinezë janë vrarë apo lënduar

Sulm izraelit në Kan Junis, Hamasi pohon se dhjetëra palestinezë janë vrarë apo lënduar

Gazë, 13 korrik 2024 (MIA) - Dhjetëra palestinezë janë vrarë apo lënduar sot në sulmin izraelit ndaj kampeve me tenda në Kan Junis, në të cilin janë vendosur banorët e zhvendosur në Rripin e Gazës, kumtoi zyra për shtyp e Hamasit.

Ushtria izraelite kumtoi se po e kontrollon informatën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gazë ende nuk ka kumtuar numra zyrtarë të të vrarëve.

"Armata okupatore izraelite kreu masakër me bombardime të kampeve me tenda, të njerëzve të zhvendossur në Kan Junis. Mbi 100 njerëz u vranë dhe plagosën në masakrën e tmerrshme, përfshirë edhe anëtarët e shërbimit civil për raste urgjente", kumtoi shërbimi për shtyp i Hamasit.

Radioja e armatës izraelite kumtoi se cak i sulmit në Kan Junis ishte komandanti ushtarak i Hamasit, Mohamed Dief. Radioja ushtarake nuk saktësoi nëse ai ishte vrarë në sulm. Përfaqësuesi i Hamasit, ndërkaq, deklaroi se të gjitha viktimat janë civilë. ab/

 

Тагови

Остани поврзан