• сабота, 13 јули 2024

Kuleba: Ukraina nuk mund të presë edhe 75 vjet, duhet patjetër të hyjë shumë shpejt në NATO

Kuleba: Ukraina nuk mund të presë edhe 75 vjet, duhet patjetër të hyjë shumë shpejt në NATO

Uashington, 13 korrik 2024 (MIA) - Premtimi se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s duhet të përmbushet, por ukrainasit nuk mund të presin edhe 75 vjet që kjo të ndodhë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të  Ukrainës, Dmitri Kuleba për CNN.

Kuleba theksoi se në ditët e fundit në Samitin e NATO-s, Ukraina ka parë sinjale shumë inkurajuese në të gjitha nivelet se rruga drejt anëtarësimit është e pakthyeshme.

"Do të jemi plotësisht të lumtur kur Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Por ne nuk mund të presim edhe 75 vjet të tjera për të festuar pranimin e Ukrainës, kjo duhet të ndodhë më shpejt, sepse kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin strategjik në rajonin euroatlantik", përfundoi Kuleba. mb/

 

Остани поврзан