• четврток, 18 јули 2024

Sondazh: Informacione sipërfaqësore nga mediat dhe deklarata paushale nga institucionet

Sondazh: Informacione sipërfaqësore nga mediat dhe deklarata paushale nga institucionet

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Hulumtimi i mendimit publik "Praktika dhe perceptime të qytetarëve në pikëpamje të informimit  dhe përballjes me dezinformatat" të cilën Instituti për studime komunikuese (IKS) e ka realizuar në qershor dhe korrik, ka treguar se 71 për qind e qytetarëve konsideorjnë se mediat sigurojnë vetëm informacione sipërfaqësore, ndërsa 39 për qind mendojnë e komunikimi nga institucionet publike shpesh bazohet në deklarata paushale në vend të argumente.

Siç informoi IKS qytetarët kryesisht i shfrytëzojnë informacionet që të qëndrojnë të informuar, të marrin vendime të rregullta nël jetën private dhe të edukojnë, ndërsa më pak për aktivizim shoqëror dhe të marrin vendime për çështjhe të rëndësishme.

"Qytetarët më shumë janë të ineteresuar për tema të ndërlidhura me ekonominë, financat dhe biznesin (37 për qind), shëdnetësia dhe shëndeti (36 për qind), e ndjekur nga politika e brendshme (35 për qind) dhe kultura dhe argëtimi (33 për qind). Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit, veçanërisht tek të moshuarit, ndërsa të rinjtë më së shumti përdorin mediat sociale dhe ueb-portalet. Pavarësisht përdorimit të gjerë të këtyre burimeve të informacionit, një përqindje më e madhe (43 për qind) besojnë se mediat ndonjëherë mbulojnë tema me interes për ta dhe vetëm 29 për qind besojnë se ato ofrojnë analiza të thelluara dhe informacion të plotë. Të rinjtë tregojnë një tendencë më të madhe për të përdorur informacionin për të inkurajuar aktivizmin në krahasim me të moshuarit", thekson IKS në përfundimet e raportit.

Për sa i përket besimit në media, pothuajse gjysma e të anketuarve (49 për qind) dyshojnë në të gjitha lajmet që lexojnë, dhe vetëm 15 përqind i besojnë plotësisht. Të anketuarit më të rinj dhe ata të moshës 35 deri në 44 vjeç janë veçanërisht skeptikë.

Në lidhje me komunikimin me institucionet publike, pjesa më e madhe e të anketuarve i marrin informacionet përmes mediave sociale (46 për qind), ndërsa përqindje të dukshme i shfrytëzojnë edhe ueb-faqet (42 për qind).

Megjithatë, thekson ICS, pothuajse një e treta (29 për qind) besojnë se vetëm një pjesë e vogël e informacionit që u nevojitet gjendet në faqet e institucioneve në rrjetet sociale dhe shumica e të anketuarve (38 për qind) janë pjesërisht të kënaqur me komunikimin me institucionet për temat e tyre me interes.

Sondazhi telefonik është realizuar nga data 15 qershor deri më 2 korrik 2024 në një ekzemplar përfaqësues prej 1142 qytetarësh mbi 18 vjeç nga të gjitha qarqet e vendit, nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

IKS e ka realizuar anketën e opinionit publik në kuadër të projektit “Përdori faktet”, në mbështetje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup. mb/

Foto: Printskrin/anketë IKS

Остани поврзан