• среда, 21 јануари 2026

Shekil O'Nil mysafir tek Erdogani dhe Turkogllu

Shekil O'Nil mysafir tek Erdogani dhe Turkogllu

Stamboll, 20 janar 2026 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot u takua me ish yllin të NBA-së - Shekil O'Nil në Qendrën për zhvillim të basketbollit "Turksell" në Stamboll. Në ngjarjen, të dy kanë luajtur basketboll, janë shoqëruar me sportistë të rinj dhe kanë dhënë autograme në topa të basketbollit, njoftoi Anadolia.

Në ngjarjen kanë marrë pjesë edhe ministri turk i Punës dhe Politikës Sociale, Vedat Ishihan, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askan Bak, drejtori i Shërbimit turk të zbulimit (MIT), Ibrahim Kalin, kryetari i Federatës turke të basketbollit (TBF), Hidaet Turkogllu, i cili 15 vjet ka luajtur në NBA, si dhe djali e presidentit, Bilall Erdogan.

Presidenti turk publikoi edhe inçizime nga takimi me O'Nilin në profilin e tij në Instagram. bsh/

Foto: Agjencia Anadolia - publikim në Iks

Остани поврзан