• среда, 21 јануари 2026

Reprezentuesit senegalezë do të mund të suspendohen për shkak të protestës gjatë finales në Kupën afrikane të kombeve

Reprezentuesit senegalezë do të mund të suspendohen për shkak të protestës gjatë finales në Kupën afrikane të kombeve

Madrid, 20 janar 2026 (MIA) - Reprezentuesit dhe trajnerët senegalezë do të mund të suspendohen prej katër deri gjashtë ndeshje për shkak të protestës së tyre gjatë finales së Kupës afrikane të kombeve kundër Marokut, e cila përfundoi me fitoren e tyre me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve.

Sipas gazetës spanjolle "AS", nëse sanksionet miratohen, diskualifikimi do të vlejë për ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin botëror 2026.

Më tej, sipas rregullave, Senegali ballafaqohet me dënim prej 50.000 deri 100.000 euro për sjellje jo të hijshme nga ana e delegacionit dhe tifozëve të tyre.

Përzgjedhësi i kombëtares senegaleze, Papa Tiav, i ka tërhequr lojtarët nga fusha në shenjë proteste, pasi Marokut iu dha një penalti kontroverse në minutat e fundit të ndeshjes. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, senegalezët u kthyen në fushë, ndërsa portieri Eduard Mendi e mbrojti penaltinë e Brahim Diazit. Koha e rregullt përfundoi pe fitues 0:0. Goli i Papa Geje në vazhdime e siguroi fitoren e Senegalit. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан