• вторник, 20 јануари 2026

Kristall Pallasi refuzon ofertën e Juventusit për Matetën

Kristall Pallasi refuzon ofertën e Juventusit për Matetën

Romë, 19 janar 2026 (MIA) – Skuadra e Premier ligës, Kristall Pallas ka refuzuar ofertën e Juventusit për të transferuar sulmuesin francez Zhan- Filip Mateta (28), raportuan sot mediat italiane. 

Juventusi ka ofruar dy milionë euro për një huazim gjashtëmujor dhe 28 milionë për ta blerë kontratën në fund të sezonit, madje me një blerje të detyrueshme nëse klubi italian siguron të paktën një vend në Ligën e Evropës.

Mediat raportojnë se Kristall Pallasi është më i interesuar për shitjen e Matetës, pasi ai ka edhe një vit e gjysmë kontratë me këtë klub. Skuadra angleze e vlerëson Matetën rreth 40 milionë euro.

Mateta ka shënuar dhjetë gola dhe dy asiste në të gjitha garat këtë sezon. Përpara se t'i bashkohej Kristall Pallasit, futbollisti francez luajti për Lionin, Le Avr dhe Majncin.

FOTO: EPA

Остани поврзан