• среда, 25 декември 2024

ShA MEPSO ndërpren kontratën me kontraktuesin e projektit interkonektorit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (KRGJ)

ShA MEPSO ndërpren kontratën me kontraktuesin e projektit interkonektorit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (KRGJ)

Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Është ndërprerë kontrata me "Energoinvest" ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e largpërçuesit  400 kV nga TS Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni e Veriut - Shqipëri, informojnë nga Sh.A. Mepso dhe paralajmëroi se do të inicojë procedurë të re për prokurim publik sipas udhëzimeve të BERZH-it për përzgjedhjen e një kontraktori të ri i cili do të vazhdojë me zbatimin e projektit.

Sh.A. MEPSO në korigjimin e kumtesës që paraprakisht e ka dërguar për media, thekson se mospërmbushja e detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesat e kontraktorit për pagesa shtesë çuan në ndërprerjen e patjetërsueshme të kontratës. Kjo situatë, theksojnë, rezultoi me pamundësinë për të arritur një dakordësi midis dy palëve. 

"Kontrata me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, është lidhur më 7 shkurt 2020, me afat të përfundimit prej 30 muajsh. Afati ka skaduar më 30.05.2023". Duhet të theksohet se në këtë periudhë,  kontraktori është larguar disa herë nga punishtja duke kërkuar pagesë shtesë, gjë e cila është refuzuar nga ShA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, “çelës në dorë”. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme të ShA MEPSO për dakordësim dhe negocim, nuk u arrit marrëveshje. Prandaj, ShA  MEPSO mori vendimin e patjetërsueshëm për ndërprerjen e kontratës", thekson MEPSO.

Që nga fillimi i projektit, deri tani janë realizuar 24 nga 269 fundamentet e planifikuara të shtyllave (8.9%), ndërsa janë sjellur 51.2% e pajisjeve.

"Duke marrë parasysh situatën aktuale, zhagitjen e punëve dhe braktisjen e tërësishme të njëanshme të punës nga kontraktori, vlerësojmë se ndërprerja e kësaj kontrate në fakt paraqet fillimin e përfundimit të këtij projekti, i cili është prioritet kryesor për ShA MEPSO dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut". ShA MEPSO mbetet e përkushtuar për përfundimin e interkonektorit 400 kV me Shqipërinë dhe tashmë kanë filluar përgatitjet për rifillimin e projektit", kumtoi Sh.A. MEPSO.

Theksojnë se zbatimi i suksesshëm i këtij interkonektori mbetet prioritet për ShA MEPSO, pasi do të forcojë stabilitetin dhe integrimin energjetik rajonal, me përfitime të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан