• среда, 17 јули 2024

Sesion i KNBE-MK për ndërtimin e infrastrukturës kohezive digjitale për zhvillim të financave të avancuara publike

Sesion i KNBE-MK për ndërtimin e infrastrukturës kohezive digjitale për zhvillim të financave të avancuara publike

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisl së Veriut (KNBE-MK), sot në Shkup do ta mbajë sesionin e tretë të Grupit të 6-të punues Antikorrupsion (Kapitulli 5, Kapitulli 18 dhe Kapitulli 32), me temë - "Ndërtimi i infrastrukturës digjitale kohezive për zhvillim të financave të avancuara publike".   

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse në temë do të kenë ministri i Transformimit digjital Stefan Andonovski, koordinatori nacionale i KNBE-MK, profesor Mileva Gjurovska dhe Aleksandar Krzhalovska nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar  

"Pritet që përmes një dialogu të aktorëve të ndryshëm - përfaqësues të institucioneve përkatëse, organizata të shoqërisë civile, ekspertë ndërkombëtarë dhe të tjerë, të shqyrtohen çështjet që lidhen me transformimin digjital, si një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian, i cili shpalli dekadën e tretë të Mijëvjeçari i Tretë si një dekadë mbi realizimin e një niveli të lartë të transformimit digjital", shkruhet në komunikatë.

Si shtet kandidat për anëtarësim në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut investon mund t'i përcjellë këto tendenca bashkëkohore, shtohet në komunikatën, të cilët me shpejtësi të madhe e ndërrojnë mënyrën e punës dhe jetesën në suaza botërore. mb/

Остани поврзан