Sekretari i përgjithshëm i NATO-s për vizitë në Greqi
- – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot është për vizitë njëditore në Greqi dhe do të ketë takime të ndara me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis dhe me ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe Jorgos Gerapetritis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 26 nëntor 2024 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot është për vizitë njëditore në Greqi dhe do të ketë takime të ndara me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis dhe me ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe Jorgos Gerapetritis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Rute në Greqi vjen nga Turqia ku dje, me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan biseduan për mënyrat e dhënies fund të luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas mediave greke, pritet që Micotakis dhe Rute të bisedojnë për rolin e Greqisë në rajonin më të gjerë, për mjetet që i ndan vendi për material mbrojtës, por edhe për marrëdhëniet me Turqinë.
Pas takimit, kryeministri grek dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. fc/