Rrugët të kalueshme, në disa vende më të larta me borë të dobët në rrugë
- - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa, në disa vende të larta me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve tona të kujdestarisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm shënohen në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa, në disa vende të larta me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve tona të kujdestarisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm shënohen në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Nga aty shtojnë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, si dhe se NP Rrugët e Maqedonisë me të gjithë mekanizmin dhe fuqinë punëtore në dispozicion është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.
"Gjithashtu në dispozicion janë dhe kompanitë me të cilat bashkëpunojmë, si do të përballeshin në kohë me borën. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka dhe qafa malore ka mundësi për paraqitje më të vogla të dheut", thuhet në kumtesën e ndërmarrjes publike.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s