• четврток, 26 декември 2024

Ekipet kujdestare nga shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit mbrëmë kanë hedhur 45 tonë kripë industriale në pikat kritike të qytetit

Ekipet kujdestare nga shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit mbrëmë kanë hedhur 45 tonë kripë industriale në pikat kritike të qytetit

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" - Shkup gjatë 24 orëve të kaluara kanë filluar me aktivitetet për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës në të gjitha bulevardet dhe pikat kritike të qytetit.

Nga NP "Rrugë dhe rrugica"- Shkup sot kumtuan se kanë intervenuar duke hedhur 45 tonë kripë industriale në të gjitha pikat e zeza kritike dhe në bulevardet dhe rrugët më të mëdha të qytetit me shtatë automjete speciale të qytetit të Shkupit.

"Është pastruar bora në bulevardin Aleksandar Makedonski, rrugët Radishanska, Indira Gandi, Koce Metalec, si dhe Hristo Tatarçev në stacionin e fundit të autobusit numër 24, qëndron në kumtesë. Shtohet se aktivitetet e koordinuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe NP Rrugë dhe rrugica vazhdojnë me mekanizimin e përgjithshëm dhe potencialin e personelit në dispozicion.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit kanë siguruar rreth 3500 tonë kripë industriale për sezonin e ardhshëm dimëror 2023/2024, nga të cilat rreth 1000 tonë janë në depo nga shërbimi i kaluar dimëror. Për sanimin e sipërfaqeve të dëmtuara të trafikut janë siguruar edhe 200 tonë masë e ftohtë asfaltike. Me programin janë parashikuar shtrirj, dinamika dhe niveli i mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të sigurohet një rrjedhë e qetë dhe e sigurt e trafikut në rrugët e qytetit në kushtet e dimrit.

"Korsitë rrugore gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, si pikat kritike, hyrjet në objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të veçantë për funksionimin e komunikacionit/objekteve tregtare/", paralajmëruan nga NP Rrugë dhe rrugica.

 

Ndërmarrjet publike të mbetura janë përgjegjëse në kuadër të Programit dhe kompetencës së tyre të sigurojnë mekanizim dhe pajisje, ndërsa kanë përgatitur edhe nënprograme të veçanta për pastrimin e sipërfaqeve publike në kushte dimërore.

Shtabi i krizës u bën apel qytetarëve, komuniteteve urbane, këshillave shtëpiak dhe sipërmarrjeve që të marrin masa të menjëhershme për largimin e automjeteve nga rrugët, pastrimin e kalimeve për këmbësorët, kalimet në objektet dhe çatitë e objekteve, Ndryshe, policia dhe inspektorët komunalë do të shqiptojnë gjoba në bazë të Ligjit për Pastërti Publike. Apelohet veçanërisht deri te drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregulloret ligjore për përdorimin e detyrueshëm të gomave dimërore, me çka do të kontribuojnë në organizimin e sigurisë optimale të komunikacionit në kushtet e dimrit.

Kujtojmë qytetarët se komunat janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve. ls/

Foto: NP "Rrugë dhe rrugica" - Shkup 

 

 

Остани поврзан