• понеделник, 15 јули 2024

Presidentja Siljanovska Davkova në "Dasmën e Galiçnikut 2024"

Presidentja Siljanovska Davkova në

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mori pjesë në manifestimin kulturor-skenik "Dasma e Galiçnikut", që tradicionalisht mbahet nën patronatin e Presidentit të shtetit.

Siç kumtoi Kabineti presidencial, Siljanovska Davkova shprehi kënaqësi nga vazhdimësia me të cilën në mënrë konsekuente promovohen traditat shekullore, kultura dhe arti. Dasma e Galiçnikut si ngjarje e rëndësishme turistike kontribuon për jetësimin e rjaonit të Galiçnikut dhe populalrizimit të tij duke tërhequr vizitorë të shumtë nga vendi dhe jashtë.

"Dasma e Galiçnikut" zyrzarisht filloi dje me vendosjen e flamurit të dasmës dhe aktin simbolik të "qitjes" së pushkës nga shtëpia e dhëndrit. ab/

Fotо: Kabineti i presidentes

 

 

 

Остани поврзан