• вторник, 16 јули 2024

Takimi lamtumirës Mucunski - Norman

Takimi lamtumirës Mucunski - Norman

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Kanadasë, Xhajls Norman.

Siç njofton MPJ-ja, Mucunski ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e përgjithshme të ambasadorit, duke theksuar se me angazhimin e tij dhe angazhimet e vazhdueshme ka kontribuar në shkallë të lartë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë.

Në takim u diskutua edhe për aleancën brenda NATO-s, veçanërisht pas Samitit të suksesshëm të Aleancës në Uashington, duke theksuar vendosmërinë e përbashkët të të dy vendeve për të forcuar stabilitetin transatlantik përballë sfidave aktuale të sigurisë. Në këtë mënyrë bashkërisht kontribuojmë në forcimin e Krahut lindor të Aleancës, në një kohë kur ai është më i nevojshëm.

Sipas MPJ-së, në takim është biseduar edhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit, ku është shprehur mbështetja e parezervë e Kanadasë për atë rrugë. Gjithashtu, u mirëprit edhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe përpjekjet për thellimin e tij në periudhën në vijim.

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe situatën rajonale, si dhe çështjet aktuale të natyrës së jashtme - politike dhe të sigurisë. qa/

Foto: MPJ

 

 

Тагови

Остани поврзан