• среда, 27 ноември 2024

Presidentja kosovare, Vjosa Osmani do ta inaugurojë ambasadën e Kosovës në Kolumbi

Presidentja kosovare, Vjosa Osmani do ta inaugurojë ambasadën e Kosovës në Kolumbi

Prishtinë, 25 nëntor 2024 (MIA) – Presidentja kosovare, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kolumbi, ku mes tjerash, do ta hapë ambasadën e Republikës së Kosovës në kryeqytetin Bogota, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Osmani në Kolumbi do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun e saj Gustavo Petro, si dhe me presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.

Siç bënë të ditur nga kabineti i Osmanit, ajo në Bogota do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Në agjendën e Osmanit janë paraparë edhe një seri e takimeve me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në konferencë, njoftuan nga Presidenca kosovare. fc/

Остани поврзан