Nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet, beson mbrojtja e Artan Grubit
- Avokati i Artan Grubit, Vlladimir Donevski, në kumtesë deri te mediat informoi se, pas përcaktimit të asaj me të cilën deri tani gjykata disponon dhe ka analizuar argumentet e prokurorisë publike, sipas tyre nuk ka bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të parashikuar me ligj.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Avokati i Artan Grubit, Vlladimir Donevski, në kumtesë deri te mediat informoi se, pas përcaktimit të asaj me të cilën deri tani gjykata disponon dhe ka analizuar argumentet e prokurorisë publike, sipas tyre nuk ka bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të parashikuar me ligj.
"Mbrojtja dhe të gjitha argumentet do të eksponohen në kuadër të procedurës së parashikuar me ligj, e tërë kjo me qëllim që të bindet edhe gjykata edhe prokuroria se nuk ka asnjë vepër penale në veprimet, për të cilat akuzohet Artan Grubi", thuhet në njoftimin e mbrojtes së tij.
Mbrojtja e Grubit, gjithashtu, theksoi se nuk ka dalur në opinion sepse mbrojta dhe ndjekja e të dyshuarit po kryhet në procedurë gjyqësore, e jo përmes mediave.
"Shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë procedurë penale do të mbeten imunë ndaj politizimit të dukshëm në procesin dhe do ta ruajnë paanshmërinë dhe pavarësinë dhe vendimet do t'i marrin, si edhe ne, bazuar në argumente të qarta juridike", thuhet në njoftim.
Duke qenë se gjykimet janë publike, mediat dhe publiku i gjerë, thuhet në njoftim, mund të ndjekin procesin dhe të nxjerrin konkluzionet e tyre nëse ka prova që vërtetojnë fajësinë e Artan Grubit. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s