• четврток, 18 јули 2024

Një delegacion izraelit mbërriti në Kajro në vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës

Një delegacion izraelit mbërriti në Kajro në vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës

Kajro, 17 korrik 2024 (MIA) - Një delegacion izraelit sot mbërriti në Egjipt në vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës.

Në Kajro mbërritën gjashtë përfaqësues izraelitë.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë marrëveshje me të cilën do t'i jepnin fund luftërave dhe do të liroheshin rreth 120 pengje të cilat i mbante grupi Hamas në Rripin e Gazës.

Bisedimet ishin rrezikuar nga sulmi i kryer nga Izraeli gjatë fundjavës, i drejtuar ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, me çka humbën jetën një numër i madh i civilëve. fc/

Fotografia: DPA

Остани поврзан