• сабота, 28 декември 2024

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodër të Diellit, e pakalueshme një pjesë e rrugës drejt VK Cërcoria e madhe - Golesh

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodër të Diellit, e pakalueshme një pjesë e rrugës drejt VK Cërcoria e madhe - Golesh

Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodër të Diellit. Aksi rrugor nga Kriva Pallanka drejt VK Cërcoria e madhe - Golesh" rreth 600 metra para vendkalimit, më sajt nga varrezat e fshatit në f. Cërcoria e Madhe është e pakalueshme për shkak të reshjeve të dëborës, kumtoi LAMM. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçev. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан