Taravari: Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat përgjegjës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
- Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat të cilët ishin përgjegjës për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, shprehet ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në intervistë për "Slloboden peçat", i pyetur nëse do të jepte dorëheqje për shkak të vdekshmërisë së fëmijëve në Klinikën e Fëmijëve.
Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat të cilët ishin përgjegjës për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, shprehet ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në intervistë për "Slloboden peçat", i pyetur nëse do të jepte dorëheqje për shkak të vdekshmërisë së fëmijëve në Klinikën e Fëmijëve.
Ministri shprehet se për të kritikuar, duhet të kesh kredibilitet moral.
"Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin përgjegjës për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat për gjithë vitin. Sipas tyre, që nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më i ultë. Nëse shkalla e vdekshmërisë së këtij viti do të kishte qenë më e lartë se të tetë vitet e mëparshme, drejtori do të zëvendësohej deri tani", shton ministri.
Sa i përket Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ai thotë se nuk duhet të ishte dërguar fare në Komisionin e Venecias qëkur u miratua në vitin 2017.
"Ligji vazhdon të përdoret në vend si më parë, me përjashtim të rrallë të një institucioni ku drejtorët maqedonas donin të tregonin se nëse nuk respektojmë gjuhën, jemi nacionalistë, gjë që mendoj se nuk është në rregull. Ligji është ende në fuqi dhe shpresoj që të mos ketë kthim nga ai ligj", shprehet Taravari.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për atë nëse ka marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për mënyrën se si do të paraqiten, Taravari shprehet se ata parimisht kishin marrëveshje për komunat urbane në Maqedoninë perëndimore dhe komuna të caktuara ku VMRO-DPMNE mund të ketë interes për votat e "Vlen"-it. Megjithëse nuk kishte marrëveshje përfundimtare, ai shfaqi shpresën se do të ketë një mbështetje VMRO-DPMNE dhe VLEN.
Në lidhje me punësimet në shëndetësi, shprehet se ato do të jenë zyrtarisht në vitin e ri. Treqind mjekët e parë do të punësoheshin shumë shpejt. Në mënyrë procedurale, Ministria e Financave lejoi të gjithë procedurën, vetëm administrativisht ata duhej t'i pranonin klinikat. Për 1.180 kuadër kryesisht i shkollave të mesme të mjekësisë, tashmë ka pasur pëlqim nga Ministria e Financave. Vetëm teknikisht duhej t'i sistemojnë, respektivisht t'i transformojnë punësimet nga një kontratë në vepër në marrëdhënie të rregullt pune. Për pagat në shëndetësi shprehet se deri në vitin 2027 do të ketë rritje prej 40 për qind në krahasim me pagat e sotme.
"Lejuam edhe punësimin e mjekëve nga klinikat private në klinikat shtetërore. Ka pasur ndalim deri në korrik të vitit 2022. Ky ndalim tani është hequr dhe më shumë se dhjetëra doktorë janë në procedurë të transferimit nga shëndetësia private në atë shtetërore. Ka interes të madh për t'u kthyer, shpresoj për dhjetëra mjekë të tjerë që do të transferohen. Gjithashtu dua të them ekskluzivisht se ka interes nga mjekët që punojnë jashtë vendit në Suedi, Danimarkë, Zvicër, Gjermani për t'u kthyer në vend dhe për të dhënë kontributin e tyre", shprehet Taravari.
Sa i përket stacionit të kompresorit, Taravari shprehet se tashmë është zgjedhur një kompani që duhet të punojë. Ai duhet të vihet në funksion deri në fund të janarit, ndërsa i vjetri do të përdoret si rezervë dhe do të riparohet. Ndërkohë, po rinovohen edhe sallat kirurgjike.
"Tashmë kemi një kompani që duhet të fillojë rinovimin e nëntë sallave kirurgjike. E ndërkohë, tashmë është duke u punuar edhe në riparimin. Kjo ishte një nga klinikat që kishte kushte më të këqija, ndërsa në të kurohgen pacientët më të rëndë. Dhe shpresoj që deri në fund të vitit të ardhshëm do të kemi salla kirurgjike të rinovuara plotësisht dhe kujdes intensiv të rinovuar plotësisht në Qendrën Klinike", sqaron Taravari.
Ka 4-5 vjet që flitet për garazhe në kate dhe, siç bëhet e ditur, prokurimi publik ka përfunduar dhe një kompani tashmë është paraqitur për t'i vendosur ato.
"Shpresoj që nga Viti i Ri të fillojë me montimin dhe organizimin e të gjitha hapësirave të parkimit në Qendrën Klinike. Aktualisht, ka rreth 700 deri në 800 vende parkimi. Me riorganizimin dhe garazhet e reja në kate, duhet të ketë së paku 1.600 vende parkimi, që është dy herë më shumë", shprehet Taravari.
Sa i përket shkrirjes së klinikave në një tërësi, shprehet se ato duhet të shkrihen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se tashmë ekziston një grup pune në Ministrinë.
Ai paralajmëron ligj të ri të shëndetësisë meqë përgatitemi për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian.
Foto: Arkivi i MIA-s