Në ditën e sotme
- 1812. - Rreth 25.000 ushtarë të armatës së shkatërruar të perandorit francez Napoleoni I, i cili u tërheq nga Moska, nga të shtënat ruse me topa humbën jetën në lumin e ngrirë Berezin. Pas debaklit të lumit, Napoleoni ka ikur me pak ushtarë në Paris me premtimin se do të bëjë armatë të re prej 300.000 njerëz, por dështimi në Rusi ishte fillimi i fundit të pushtimit të tij.
12 nëntor 2024 (MIA)
1812. - Rreth 25.000 ushtarë të armatës së shkatërruar të perandorit francez Napoleoni I, i cili u tërheq nga Moska, nga të shtënat ruse me topa humbën jetën në lumin e ngrirë Berezin. Pas debaklit të lumit, Napoleoni ka ikur me pak ushtarë në Paris me premtimin se do të bëjë armatë të re prej 300.000 njerëz, por dështimi në Rusi ishte fillimi i fundit të pushtimit të tij.
1918. - Është shpallur republika e parë austriake, një ditë pas kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore dhe abdicimi i mbretit Karli I, i cili ishte sunduesi i fundit nga dinastia e Habzburgut.
1923. - Me nismën e shoqërisë shqiptare të Stambollit doli numri i parë i së përjavshmes "Paqja", gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare me katër faqe.
1933. - Partia punëtore nacional-socialiste fitoi shumicë në parlament dhe erdhi në pushtet në Gjermani. Atëherë ndodhi lëvizja më e erët në historinë e re të botës-nacizmin, i cili solli deri tek Lufta e Dytë Botërore.
1937. - Japonezët e okupuan qytetin kinez Shangai.
1956. - Lideri i ri hungarez Janosh Kadar e refuzoi hyrjen e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Hungari.
1970. - Një ciklon i fuqishëm dhe valët e larta lanë pa jetë së paku 200.000 njerëz në Pakistanin Lindor (Bangladeshin e sotëm).
1991. - Hynë në fuqi sanksionet ekonomike të Bashkësisë Evropiane ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.
1992. - Në Shkup, me vendimin e Këshillit universitar, Universiteti "Cirili dhe Metodi" para emrit të iluministëve e mori edhe epitetin Shën, domethënë "Shën Cirili dhe Metodi".
1999. - Në tërmetin në Turqi, me epiqendër në qytetin Dushçe, 170 kilometra në lindje të Stambollit, e humbën jetën të paktën 550 njerëz.
2001. - Një aeroplan i kompanisë "Amerikan airlines" i llojit "erbas A 300" me 260 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua menjëherë pas fluturimit mbi qarkun e Nju-Jorkut, Kunis. Në aksident jetën e humbën të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, si dhe pesë persona në shtëpitë e shkatërruara
###