Në ditën e sotme
- 1050. - Lindi Henri IV, perandor romak nga viti 1056-1106.
11 nëntor 2024 (MIA)
1050. - Lindi Henri IV, perandor romak nga viti 1056-1106.
1500. - Luigji XII i Francës dhe Ferdinandi I i Aragonës nënshkruajnë Traktatin e Granadës për ndarjen e Italisë.
1748. - Lindi Karlos IV, mbret i Spanjës nga viti 1788-1808. Kundërshtimi i tij ndaj revolucionit francez çoi në një invazion të Francës.
1821. - Lindi Fjodor Dostojevski, shkrimtar rus i famshëm për romanet e tij "Krim dhe ndëshkim" , "Idioti" dhe "Vëllezërit Karamazov".
1869. - Lindi Viktor Emanueli III, mbret i Italisë nga viti 1900-1946. Një muaj mbas abdikimit të tij në favor të Umbertos, një referendum vendosi t'i japë fund monarkisë në favor të Republikës.
1898. - Lindi Rene Kler, regjisor i famshëm francez dhe pionier i filmit me zë. Në veprat e tij kinematografike përfshihen "Milioni" dhe "Liria".
1918. - Përfundoi Lufta e Parë Botërore. Pushimi i zjarrit u vulos në një vagon treni në Kempinj të Francës. Kjo çoi në mbylljen e një konflikti që shkaktoi një milion të vrarë.
1926. - Mbreti Zog nënshkruan Traktatin e Tiranës, "Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë" me Italinë.
1942. - Trupat gjermane hynë në Francën e paokupuar duke marrë kontrollin e Limozhit dhe Vishisë dhe duke arritur kufirin me Spanjën.
1952. - Shpikësit Xhon Nolin dhe Uejn Xhonson demonstrojnë videoregjistruesin e parë në Beverli Hills të Kalifornisë.
1975. -Angola bëhet e pavarur nga Portugalia mbas 500 vjet sundimi kolonial.
1987. - Piktura e Van Gogut "Ivises" shitet per 53.9 milion dollarë në Nju Jork.
1990. - Në RS të Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e para të lira shumëpartiake.
1998. - Kryeministri i Japonise Keizo Obuçi arrin në Moskë. Kjo ishte vizita e parë zyrtare në Rusi e një udhëheqësi japonez mbas më shumë se 25 vjetësh.
1999. - Përfundon e drejta e trashëgimisë për lordet britanikë. 700 vjet më parë ata kishin arritur të miratonin, në parlament, një ligj që i jepte të drejtë të uleshin në Dhomën e Lordëve.
2004. - Lideri palestinez Jaser Arafat vdiq në një spital ushtarak afër Parisit. Fitues i Çmimit Nobel për paqe (së bashku me Jicak Rabin dhe Shimon Peres) në vitin 1994 për ngritjen e procesit paqësor në marrëdhëniet arabe-izraelite dhe për lidhjen e marrëveshjes paqësore mes palestinezëve dhe Izraelit...Ai më 29 tetor ishte pranuar për shërimin në gjendje kritike. Nga pranimi, ai disa herë e ka humbur vetëdijen, ndërsa ditëve të fundit ishte në komë nga e cila nuk u zgjua. Mjektë nga spitali francez nuk arritën të diagnostifikojnë nga çfarë është i sëmurë lideri palestinez. Arafat ka lindur në Kajro më 24 gusht të vitit 1929, si Mohammed Abdel Rauf al Qudwa al Husseini.
2005. - Pas 15 viteve të luftës qytetare në Liberi u mbajtën zgjedhjet e para të lira, ku fitoi Ellen Xhonson Sirleaf, gruaja e parë presidente në Afrikë.
2006.- Në Montesito, Kaliforni, SHBA, ka vdekur Xhek Palans, aktori legjendar holivudian, piktor dhe shkrimtar. I lindur në vitin 2019 si Vladimir Planjuk në një familje emigrante ukrainase .
###