Ministri indian: Për Ukrainën nuk ka zgjidhje me armë, por vetëm me negociata
- Nuk ka zgjidhje për luftën në Ukrainë me armë, nevojiten dialog dhe negociata, deklaroi ministri indian i Punëve të Jashtme, Subrahmanjam Xhaishankar, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet "të fokusohet në atë për t'i dhënë fund këtij konflikti".
Bruksel, 26 nëntor 2024 (MIA) - Nuk ka zgjidhje për luftën në Ukrainë me armë, nevojiten dialog dhe negociata, deklaroi ministri indian i Punëve të Jashtme, Subrahmanjam Xhaishankar, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet "të fokusohet në atë për t'i dhënë fund këtij konflikti".
Në një intervistë për gazetën italiane "Koriere dela sera", Xhaishankar deklaroi se duhet të përfshihen të gjitha palët dhe se "duhet të diskutojmë me Moskën dhe Kievin dhe mundohemi ta arrijmë këtë".
Ministri indian theksoi se lufta zgjat pothuajse tre vjet dhe tha se "në fushën e betejës nuk do të gjendet zgjidhje... duhet të negociohet sa më parë sepse gjithë bota duron pasojat e luftës", jo vetëm Evropa".
Në vërejtjen e "koriere dela sera" se "Rusia i dha goditje rendit botëror me shkeljen e kufijve, që kërcënohet me armë bërthamore, ndërsa India ka interes nga kjo dhe blen naftë të lirë ruse dhe në këtë mënyrë e financon luftën", ministri indian u përgjigj se "kjo pjesë e botës (Evropa) duhet ta kuptojë se çdo pjesë e botës ka interesat e saj".
"Prioritetet e Evropës janë të ndryshme nga ato kudo në botë dhe nëse do të ishte një çështje e thellë parimi, atëherë Evropa do të duhej të ndalonte çdo biznes me Rusinë, por nuk është kështu", u përgjigj Xhaishankar. sa/
foto: Arkivi i MIA-s