12:00/ 17 mars/ 2026
Shkup - Kuvendi nesër duhet të shprehë qëndrimin për propozimin e Nenad Saveski që të zgjidhet prokuror i ri shtetëror. Saveski, i cili për momentin është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale - Shkup, u nominua nga Qeveria më 10 mars, ndërsa për të fituar këtë funksion, atij i duhen të paktën 61 vota parlamentare. Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, ndërsa pas një procedure në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.
Shkup - Qytetarët që nga sot mund të fluturojnë direkt nga aeroporti "Shën Apostulli Pali" në Ohër për në Bratislavë, ndërsa nga 29 marsi po vendosim edhe një linjë nga aeroporti i Ohrit direkt për në Milano, informoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Shkup – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit të Komunave, pas përzgjedhjes së parë të aplikimeve të mbërritura, e formoi bazën fillestare prej 170 ekspertëve dhe praktikantëve, me çka vendoset bazë e fuqishme për mbështetje me kohë, profesionale dhe të synuar të komunave në zgjidhjen e sfidave konkrete lokale, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Romë- Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbrëmë shprehu rezervë në lidhje me përfshirjen ushtarake në mbrojtjen e tankerëve të naftës në Ngushticën e Hormuzit. Liria e lundrimit në ngushticën midis Iranit dhe Gadishullit arabik është me rëndësi fundamentale, deklaroi Meloni për televizionin italian. Megjithatë, shtoi ajo, ndërhyrja do të thoshte "të bësh një hap drejt një përfshirje më të madhe" në luftë.
Paris - Pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në Paris, në garë mbeten katër lista zgjedhore të udhëhequra nga katër kandidatë për kryetar të komunave të kryeqytetit francez, njoftuan mediat lokale.
Frankfurt – Dy persona janë qëlluar në një bistro në Raunhajm në afërsi të aeroportit në Frankfurt, njoftoi sot policia gjermane. Sipas të dhënave fillestare të policisë, një person i armatosur ka hyrë në bistro rreth orës 3:45 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe i ka qëlluar dy personat, të cilët menjëherë kishin ndërruar jetë.
Teheran – Të paktën 12 mijë objekte banesore në Teheran janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në sulmet amerikane – izraelite ndaj Iranit, deklaroi guvernatori i Teheranit, Mohamed Sadeg Motamadian. Mediat iraniane e citojnë Motamadijanin, i cili theksoi se banorët e Teheranit objekti i të cilit është dëmtuar mund të parashtrojnë kërkesa në zyrën komunale për kompensim të dëmeve.
Uashington – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dje ju bëri thirrje diplomatëve amerikanë në vendet e huaja që tu bëjnë thirrje aleatëve që ta cilësojnë Gardën Revolucionare iraniane dhe Hezbollahun me seli në Liban si grupe terroriste, duke theksuar rrezikun e rritur nga sulmet, njoftuan mediat britanike.
Uashington - Armata amerikane mbrëmë kumtoi se nga fillimi i konfliktit me Iranin e deri tani ka rreth dyqind ushtarë të plagosur në radhët e saj, prej të cilëve rreth dhjetë me lëndime të rënda.
Uashington - Janë anuluar më shumë se 12.500 fluturime nga moti i keq, që mbrëmë e ka përfshirë bregun lindor dhe pjesë tjera të SHBA-së, kumtoi Drejtoria federale amerikane për aviacion (FAA).
Uashington - SHBA-ja ka shkelur të drejtën ndërkombëtare humanitare duke mos marrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar vuajtjet e civilëve gjatë luftës me Iranin, theksohet në raportin e publikuar sot nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut AmnestI Interneshënëll (AI).
Uashington – Më shumë se 30 orë ka zgjatur zjarri në lavanderinë kryesore të aeroplanmbajtëses amerikane “Xherald R. Ford”, transmeton gazeta "Nju Jork tajms" deklaratë të marinarëve të ekuipazhit dhe përfaqësuesve zyrtarë të qeverisë amerikane.
Bagdad - Iraku ka arritur një marrëveshje me Iranin që do të lejojë që tankerët irakianë të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, deklaroi ministri irakian për naftën Hajan Abdul-Gani për Al Xhezirën.
Tel Aviv - Armata izraelite sot publikoi se kishte vrarë komandantin e organizatës paraushtarake iraniane Basixh, Golamreza Sulejmani. Basixh është pjesë e Gardës revolucionare iraniane, e përbërë nga vullnetarë të cilët kanë marrë pjesë në shtypjen e demonstratave në rrugë në Iran.
Kabul - Të paktën 250 të vdekur, ndërsa mbi 400 të plagosur në një sulm ajror në një institucion shëndetësor për rehabilitim në kryeqytetin afgan Kabul, kumtuan autoritetet lokale mjekësore. Përfaqësues të tjerë në Kabul thanë se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 400.
Kabul – Numri i të vdekurve në sulmet pakistaneze mbi Afganistan arriti 400, njoftoi zëvendës-zëdhënësi i emiratit islamik të Afganistanit, Hamdullah Fitrat.
Tel Aviv - Funksionari i lartë iranian Ali Larixhani është vrarë mbrëmë në një sulm ajror izraelit në Iran, kumtoi sot ministri i Mbrojtjes, Izrael Kac.IDF konfirmoi se cak i sulmit ka qenë Larixhani, i cili e ka kryer funksionin sekretar i Këshillit kombëtar për siguri të Iranit.
Kiev – Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski, deklaroi se Rute i ka ndihmuar Iranit t’i përmirësojë dronët “Shahed”, që sot përfaqësojnë kërcënim për vendet e Lindjes së Mesme. Në intervistë për “Xherusalim post”, të publikuar nga Ukrinform, Zelenski deklaroi se këto fluturake pa pilot janë me performanca të përmirësuara dukshëm në krahasim me versionet fillestare të cilat shfrytëzoheshin në fillim të luftës në Ukrainë.
Maiduguri - Të paktën 23 persona janë vrarë, ndërsa 108 janë lënduar në disa sulme vetvrasëse me bomba në Maiduguri, kryeqyteti i shtetit verilindor nigerian Borno, i cili është i goditur nga kryengritjet, kumtoi Komanda e policisë shtetërore.
Jerusalem – Një raketë iraniane e lëshuar sot në mëngjes ra në afërsi të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve TNA.Sipas burimeve të agjencisë, raketat goditën objektivat e tyre vetëm pak metra larg ndërtesës në qendër të Jerusalemit.
Tel Aviv– Izraeli ka bërë përpjekje ta vrasë funksionarin iranian me ndikim Ali Larixhani, informuan sot mediat lokale, transmetoi DPA. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare në Iran ishte cak i sulmit ajror gjatë natës, njoftuan sot shumë media izraelite.
Santos - Futbollisti i Santosit, Nejmar është i zhgënjyer për shkak të mosthirrjes së tij në kombëtaren e Brazilit për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Kroacisë. "Jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar që nuk mora thirrje për ndeshjet e kombëtares. Por fokusi im mbetet tek kombëtarja. Do ta arrijë objektivin tim. Ëndrra vazhdon", deklaroi Nejmar për "OneFootball".
Teheran - Ferderata iraniane e futbollit kërkoi nga Federata botërore e futbollit (FIFA) t'i zhvendos ndeshjet e tyre në fazën e grupeve të Botërorit nga SHBA-ja në Meksikë.