• среда, 18 март 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/17 mars/2026

Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon publikun se është realizuar harmonizimi vjetor i çmimeve maksimale të barnave për vitin 2026, në përputhje me metodologjinë në fuqi për përcaktimin e çmimeve. "Çmimet e barnave përbëjnë një instrument kyç për sigurimin e terapisë së përballueshme për qytetarët dhe për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Prandaj, përcaktimi i tyre është një vendim strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet publike shëndetësore", shpjegon ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Bazuar në analizat dhe negociatat, janë përcaktuar ulje të çmimeve maksimale për barnat ku ekzistojnë tregues të përshtatshëm të tregut.

Shkup  - Gjatë dëshmisë së sotme para gjykatës, Maja Timovska, udhëheqëse e Sektorit për Parandalim, Planifikim dhe Zhvillim në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), sqaroi se të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut janë të detyruar të dorëzojnë katër dokumente: një elaborat për mbrojtjen dhe shpëtimin, një rregullore për mbrojtjen nga zjarret, një vlerësim të rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, si dhe një plan për mbrojtje dhe shpëtim.

Shkup - Deputetja Bllagica Llasovska, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), mori pjesë në Mbledhjen e 67-të të Komisionit për Çështje Juridike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, që u mbajt në Bukuresht, Rumani, është zgjedhur raportuese për sesionin e 68-të të ardhshëm të komitetit, me temën "Mbështetja parlamentare për inovacionin: qasje legjislative për avancimin e shkencës dhe teknologjisë në rajonin e BSEK-ut".

Athinë  - U pajtuam që zgjerimi i BE-së duhet të mbetet prioriteti ynë strategjik. Në 23 vjetorin e Agjendës së Selanikut dhe me synimin për presidencën greke të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027, besojmë se duhet t'i jepet një dinamikë e re, si dhe një vizion për popujt e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të hapet rruga drejt Evropës. Së bashku me Gjermaninë, do të punojmë për aktivizimin e mëtejshëm të kësaj force, tha ministri i jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis, pas një takimi në Berlin me homologun e tij gjerman, Johan Vadeful, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Varshavë  - Kryeministri i Plonisë Donald Tusk sot deklaroi se Varshava nuk do të dërgojë trupa në Iran sepse konflikti nuk ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e saj.  "Qeveria polake nuk po planifikon asnjë ekspeditë në Iran dhe kjo nuk shkakton dyshime tek aleatët tanë", theksoi Tusku, duke shtuar se kjo vlen për forcat tokësore, ajrore dhe detare. Sipas tij një element qendror i strategjisë polake është sigurimi i Detit Baltik.

Teheran  - Armata iraniane njoftoi se sot ka kryer sulme me dronë ndaj qendrave izraelite për teknologji kibernetike dhe impiante për prodhimin e armëve. Në sulm janë goditur impiante për prodhimin e armëve të kompanisë "Rafael advans difens sistems" (Rafael Advanced Defense Systems). Armata iraniane pretendon se objektivat e goditura ishin të lidhura me policinë izraelite dhe industrinë ushtarake. 

Abu Dabi  - Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe sot interceptuan dhe neutralizuan 10 raketa balistike dhe 45 dronë të lançuar nga Irani. Që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka neutralizuar gjithsej 314 raketa balistike, 15 raketa lundruese dhe 1,672 dronë, duke vrarë dy ushtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjashtë shtetas të Pakistanit, Nepalit, Bangladeshit dhe një palestinez. Një total prej 157 personash janë plagosur, përfshirë shtetas të huaj. 

 

Остани поврзан