• среда, 04 февруари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/3 shkurt 2026

Shkup  - Në seancën e sotme, Qeveria miratoi një konkluzion në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe, në përputhje me dispozitat ligjore, do t'ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë, informoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva. Duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari, Miteva sqaroi se Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e shpalljes për prokurorë publik. "Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e konkursit për prokuror publik. I paraqiti pesë kandidatët, të njohur mirë për publikun. Qeveria miratoi një konkluzion në përputhje me dispozitat ligjore që i ka në dispozicion, t'ia paraqesë ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili ka një afat prej 15 ditësh për t'iu përgjigjur Qeverisë, përkatësisht për të dërguar një mendim", tha Miteva.

Shkup - Lidhur me temën aktuale në publik rreth një studimi shkencor mbi mostrat e trurit midis Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, theksojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore, njoftoi Мinistria këtë pasdite.

Shkup  - Tejkalimi i problemeve me të cilat po përballen transportuesit në vendet e zonës së shengenit, si dhe gjetja e zgjidhjeve afatgjate për transportuesit, ishte temë e bisedës së sotme në takimin konferencial të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministres së Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov, me përfaqësues të Komisionit evropian, si dhe drejtoreshës së Drejtorisë për zgjerim, Valentina Superti. Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit, u prëfshinë edhe ministrat e resorit të transportit, punëve të brendshme dhe eurointegrimeve të vendeve nga Ballkani Perëndimor - Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.

Shkup -  Qeveria ka miratuar raportin zyrtar mbi realizimin e Strategjisë për Transparencë 2023–2026, i cili dëshmon përparim të dukshëm në hapjen e institucioneve ndaj qytetarëve, bëri të ditur Kabineti i zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.  Mbi 20 institucione qeveritare kanë publikuar plotësisht informacionet e kërkuara nga publiku, ndërsa 22 institucione kanë bërë transparente procedurat e tyre të prokurimeve publike hapa konkret që forcojnë besimin e qytetarëve në menaxhimin e fondeve publike.

Shkup - Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) është dashur t'i mbulojë obligimet financiare të Klinilës për radioterapi dhe onkologji edhe pse ato ishin krijuar përmes furnizimit të medikamenteve në revers, pa proceduara të kryera paraprakisht dhe pa fatura, u cek në seancën e sotme në Gjykatën themelore penale - Shkup për rastin "Onklogjia 2", në të cilin janë të akuzuar ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi.

Shkup - Propozim-ligji i ri për mbrojtje nga pirja e duhanit është një prej ligjeve më të mira që drejtpërdrejtë ka të bëjë me shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë. Ta mbrojmë popullatën më të rritur, por edhe atë që është më me rëndësi - edhe më të rinjtë, deklaroi sot prof.dr. Oliver Zafirovski, drejtor i Klinkës për pulmologji dhe alergologji në Shkup. Sipas statistikës, siç theksoi, kufiri për konsumim të duhanit tashmë ka rënë në 12 deri 14 vjeç dhe fëmijë gjithnjë e më të rinj po fillojnë të konsumojnë duhan.

Shkup  - Komisioni Kuvendor për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor sot miratoi raportin për punën e Komisionit Rregullator të Strehimit nga 1 korriku 2025 deri më 31 dhjetor të vitit 2025. Para anëtarëve të komisionit kuvendor, kryetari i Komisionit Rregullator të Strehimit, Zoran Maxhovski, vuri në dukje se komisioni aktualisht po punon me tre nga gjithsej pesë anëtarë dhe dy nëpunës administrativë, nga nëntë që duhet të jenë të punësuar në atë organ rregullator.

Shkup  - Procedura është ende në vazhdim dhe në momentin kur Këshilli Gjyqësor do ta vlerësojë të nevojshme të ndërhyjë, do ta bëjë këtë - deklaroi sot kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, në lidhje me rastin e gazetares Liridona Vejseli nga Tetova, e cila u dënua me 700 euro për veprën penale të keqpërdorimit të të dhënave personale në një temë gazetareske sepse publikoi emrin e një gjyqtari nga Gjykata Themelore në Tetovë. Ajo u ndëshkua me vendim të gjyqtares Magdalena Mishoska të Gjykatës Themelore në Gostivar për përmendjen e gjyqtarit Ilazi në një temë që ajo trajtoi në lidhje me një vepër penale.

Shkup  - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë po kalon në fazën e dytë të aktiviteteve të saj për rritjen e pagave. Bllokadat fillojnë më 10 shkurt me një bllokadë në Kuvendin e Maqedonisë dhe vazhdojnë më 12 shkurt me bllokada para Odës Ekonomike. Bllokada para Qeverisë është paralajmëruar për 17 shkurt. "Dje skadoi afati që mijëra punëtorë ua dhanë deputetëve në Kuvend për të bërë ndryshime të shpejta në Ligjin për pagën minimale, të cilët do ta rrisin atë në 600 euro, ndërsa të tjerat do të rriten me diferencën nga rritja e pagës minimale, pra me të paktën 6.000 denarë. Qëndrimi injorant i treguar nga deputetët ndaj punëtorëve na ka bërë që të kalojmë në fazën e dytë të aktiviteteve që po zbatojmë për rritjen e pagave të punëtorëve", tha sot kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov.

Gjenevë  - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë vit ka ulur shumën e parave që kërkon për rastet shëndetësore urgjente, duke e ulur atë në një miliard dollarë, që është një e treta më pak se vitin e kaluar, kryesisht për shkak të një uljes së donacioneve dhe shqetësimeve në lidhje me kontributet nga ish-donatori i saj kryesor, ShBA.  "Po përqendrohemi tek ata që kanë më shumë nevojë, ku mund të shpëtojmë më shumë jetë", deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i organizatës, Çikve Ihekveazu, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ku theksoi se fondet do të përdoren në 36 vende, përfshirë Rripin e Gazës, Sudanin dhe Ukrainën.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia ka shkelur armëpushimin energjetik dhe injoroi kërkesën e SbBA-së për t'u përmbajtur nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe kritike, duke theksuar se Rusia i shfrytëzoi ditët e mëparshme, në të cilat nuk kreu sulme ndaj infrastrukturës energjetike, për të grumbulluar forca për sulmin e mbrëmshëm.

Paris - Dhjetë burra janë akuzuar në Francë për përdhunimin e një djali pesëvjeçar. Fëmija u përdhunua me ndihmën e babait të tij, i cili gjithashtu mori pjesë në dhunë, njoftoi Prokuroria e Lil. Të pandehurit janë të moshës midis 29 dhe 50 vjeç. Hetimi kundër tyre filloi më 15 shkurt të vitit 2025 dhe krimi kundër fëmijës u krye midis nëntorit të vitit 2024 dhe shkurtit të vitit 2025. Ata përdorën drogë për të rritur kënaqësinë seksuale dhe në të njëjtën kohë e droguan edhe fëmijën.

 

Остани поврзан