MIA FLESH
- Shkup - Konferencë trepalëshe kushtuar avancimit të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm do të mbahet sot në Shkup. Organizatorë janë Instituti i Shoqatës për zhvillim të komunitetit, në partneritet me Fondacionin "Preda plus" dhe ADRF (Albanian disability rights foundation) dhe mbështetjen e organizatave partnere, në kuadër të iniciativës rajonale “Empoëered“, njoftojnë organizatorët.
09:00/ 4 shkurt/ 2026
Shkup - Konferencë trepalëshe kushtuar avancimit të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për zhvillim të qëndrueshëm do të mbahet sot në Shkup. Organizatorë janë Instituti i Shoqatës për zhvillim të komunitetit, në partneritet me Fondacionin "Preda plus" dhe ADRF (Albanian disability rights foundation) dhe mbështetjen e organizatave partnere, në kuadër të iniciativës rajonale “Empoëered“, njoftojnë organizatorët.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të mbajë fjalim me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për projektin “Skema e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve për biznes të gjelbër” (Greening Business Facility – GBF).
Kiev – Dy gra janë lënduar në edhe një sulm masiv të natës mbi Odesë, deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit të Odesës, Sergej Lisak, në kanalin e tij në Telegram. Ai tha se shërbimet për raste urgjente shpëtuan gjithsej katër persona, duke përfshirë dy gra të cilat kishin marrë ndihmë mjekësore.
Abu Dabi - Përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja sot duhet të takohen në Abu Dabi për një raund të dytë bisedimesh me qëllim shqyrtimin e mundësive për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pavarësisht valës së re të sulmeve ajrore ruse ndaj fqinjit të saj. Raundi i parë i bisedimeve trilaterale u mbajt në mesin e janarit, ndërsa takimi pasues i planifikuar për javën e kaluar u shty.
Londër - Arsenali është finalisti i parë në Kupën e Ligës së Anglisë. Ata mbrëmë e mposhtën Çellsin me rezultat 1:0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së kësaj gare.
Londër- Policia metropolitane ka nisur hetim penal ndaj ish-ambasadorit britanik në Uashington dhe ish-komisionerit evropian për tregti, Peter Mandelson, për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kjo u konfirmua pas vlerësimit të materialeve që lidhen me komunikimin e tij të dyshuar me autorin e dënuar të krimeve seksuale Xhefri Epstein.
Kajro - Saif al-Islam Gadafi, një nga djemtë e liderit të vrarë libian Moamer Gadafi, ka humbur jetën, njoftoi familja e tij mbrëmë pa dhënë detaje të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, nga kabineti i tij njoftuan se Saif al-Islam Gadafi është vrarë.
Uashington – Të dërguarit amerikanë Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner do të marrin pjesë në bisedimet trepalëshe me Rusinë dhe Ukrainën në Abu Dabi, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollajn Livit.