MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kultura mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe theksoi se buxheti i këtij viti është rritur për gjysmë miliard denarë. "Këtë vit kemi një buxhet të rritur prej gjysmë miliard denarësh, kultura është prioriteti ynë. Programi është afërsisht 25 milionë euro, mjete që do të ndahen për kulturën", tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse është planifikuar mbështetje për projekte me interes kombëtar në kulturë.
15:00/4 shkurt/2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kultura mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe theksoi se buxheti i këtij viti është rritur për gjysmë miliard denarë. "Këtë vit kemi një buxhet të rritur prej gjysmë miliard denarësh, kultura është prioriteti ynë. Programi është afërsisht 25 milionë euro, mjete që do të ndahen për kulturën", tha ai në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse është planifikuar mbështetje për projekte me interes kombëtar në kulturë.
Shkup - Qeveria ka formulën e saj për llogaritjen e pagave të të punësuarve në administratë. Pjesa më e madhe e përfaqësuesve të sindikatave, si ato përfaqësuese ashtu edhe ato të degëve, pajtohen me këtë qëndrim të Qeverisë, me disa përjashtime. Formula që ofron Qeveria lidhur me mënyrën se si do të realizohet rritja e pagave të administratës do të nënkuptojë rritje graduale të të ardhurave për ta, dhe jo vetem për aq sa do të rritet paga minimale. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me bisedimet aktuale për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për të punësuarit në administratën publike me përfaqësuesit sindikalë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Samitin Botëror të qeverive në Dubai, si folës kryesor në sesionin kushtuar ndryshimeve demografike. Duke folur për rënien e numrit të popullatës, theksoi se vendi ynë dhe rajoni po përballen me presion të trefishtë: shkalla e ulët e natalitetit, emigrimi i lartë dhe plakja e shpejtë e popullatës dhe i ndau projeksionet, sipas të cilave, popullata e Maqedonisë mund të ulet nga 1,8 milionë të tanishëm në 1,2 milionë deri në vitin 2070, përkatësisht humbje prej 33 për qind nga popullata e tanishme.
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë.
Uashington - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë pune në Uashington, SHBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane dhe organizatave ndërkombëtare, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vendosur lule në oborrin e kishës "Shën Spasi" në Shkup, ku është mbajtur ceremonia kryesore me rastin e 154-të vjetorit nga lindja e revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev. Porositi që edhe një herë sot ta përkujtojmë figurën dhe veprën e tij, ta nderojmë dhe ta mbajmë mend dhe kjo le të na shërbejë si shembull se si më tej duhet ta ndërtojmë atdheun tonë të përbashkët, Maqedoninë.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencë për shtyp promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore. Pacientët që kanë caktuar ndërhyrje të tilla përmes portalit do të jenë në gjendje të shohin se kur është caktuar ndërhyrja dhe sa është e gjatë lista e pritjes. Ministri i Shëndetësisë Aliu shpjegoi se në portalin publik i cili ndodhet në faqen e internetit të Ministrisë, do të jetë në dispozicion lista e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive, me një kategorizim të qartë të ndërhyrjeve dhe rregulla të standardizuara për futjen dhe përditësimin e të dhënave.
Shkup - Sot dërgojmë një porosi të fortë dhe të qartë: Ecim përpara drejt një ekonomie të qëndrueshme, moderne dhe konkurruese që rritet me përgjegjësi, me kujdes për mjedisin jetësor dhe me një vizion të qartë evropian, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin në një ngjarje me rastin e fillimit të projektit "Skema e granteve për të mbështetur ndërmarrjet për veprimtari të gjelbër".
Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë.
Shkup - Mbylljen e një numri të madh të dyqaneve artizanale dhe pushime nga puna e të punësuarve do të shkaktojë rritja e pagës minimale prej 600 euro siç kërkohet, paralajmëroi sot Oda e Zejtarëve - Shkup. Sipas Odës, paga minimale duhet të llogaritet në përputhje me ligjin. Nëse ajo do të rritej në 600 euro, kjo do të nënkuptonte një goditje të madhe për shkak të rritjes drastike të kostove të kontributeve.
Shkup - Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën e sotme ka marrë vendim për mbajtje të debatit publik rreth versionit punues të Propozim ligjit për drejtues të lartë në organet e administratës dhe fondeve shtetërore. Debati publik, siç theksoi kryetari i Komisionit, deputeti Lupço Prenxhov do të mbahet më 18 shkurt në ora 12. Sipas tij, bëhet fjalë për një prej ligjeve që janë pjesë e axhendës reformuese, ndërsa administrata publike shpesh herë është shënjestër e kritikave nga Komisioni Evropian dhe populli.
Shkup – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se në këtë moment nuk mund të zbulojë detaje në lidhje me hetimin për pesë tonë mariuhanë të konfiskuara në Serbi, për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga Maqedonia. Siç theksoi në konferencën e sotme për media, grupet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme punojnë në mënyrë intensive në këtë rast, dhe siç tha, nuk do të paragjykonte po të kishte raport për këtë rast.
Shkup - Grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive, parashikon projekti, të cilin në katër vitet e ardhshme do ta realizojë Agjencia për inovacione, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi (INOVA). Projekti "me peshë" 25 milionë euro, do të zbatohet në periudhën 2026-2030 dhe me të pritet të përkrahen të paktën 300 ndërmarrje të vogla, mikro dhe të mesme.
Shkup - Në ditët në vazhdim pritet të mbajt mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut që në vende të caktuara do të jenë më të dendura. Sipas njoftimeve nga DPHM, gjatë natës në pjesët juglindore të vendit priten reshje mbi 20 litra për metër katror. Të premten do të ketë reshje më intensive të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar.
Abu Dabi – Negociatorët ukrainas dhe rus sot në Abu Dabi e filluan raundin e dytë të bisedimeve për përfundimin e luftës me ndërmjetësim të SHBA-së. Takimet dyditore trepalëshe vijnë pasi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se Rusia e shfrytëzoi marrëveshjen e javës së kaluar për armëpushim “energjetik”, të arritur me ndihmën e SHBA-së, që të grumbullojë municion, duke e sulmuar dje Ukrainën me numër rekord të raketave balistike.
Gazë - Të paktën 18 persona janë vrarë në luftimet e sotme në Rripin e Gazës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi. Ushtria izraelite (IDF) kumtoi se kreu disa sulme në veri të Rripit të Gazës pasi palestinezët hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë. IDF theksoi se një ushtar izraelit është i plagosur rëndë.