• среда, 13 ноември 2024

Merci: Zgjedhjet në shkurt janë një zgjidhje e mirë

Merci: Zgjedhjet në shkurt janë një zgjidhje e mirë

 Berlin, 12 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i opozitës gjermane, Fridrih Merc e përshëndeti marrëveshjen e partisë së tij me koalicionin qeveritar të kancelarit Olaf Sholc për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në shkurt, njoftoi DPA.

 "23 shkurti është një zgjidhje e mirë", tha Merci sot në Berlin pas një takimi me deputetët nga Unioni i tij Demokristian (CDU) dhe partia e tij simotër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU).

 Merci, favorit për kancdelar të ardhshëm të Gjermanisë, tha sot se mbajtja e zgjedhjeve në janar do të sillte një mori vështirësish. Megjithatë, ai pretendon se Gjermania po humbet rreth një muaj nga koha e çmuar e nevojshme për të formuar një qeveri të re.

 Politikani 69-vjeçar saktësoi se një sërë ligjesh kritike fillimisht duhet të miratohen në Parlamentin gjerman me mbështetjen e bllokut të tij, por Sholci duhet së pari të mbajë një votëbesimi për të nisur zyrtarisht procesin zgjedhor.

 Sholci planifikon të paraqesë kërkesën për votëbesim më 16 dhjetor, mësoi DPA.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан