Mediumet libaneze: SHBA-ja dhe Franca sonte do të kumtojnë për marrëveshjen për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
- Mediumi libanez Al-Xhadid sot pasdite kumtoi se sonte në orën 22 (ora 21 sipas kohës së mesme evropiane) do të transmetohet kumtesa e përbashkët amerikano-franceze për ndërprerje të arritur të zjarrit në Liban.
Jerusalem, 26 nëntor 2024 (MIA) - Mediumi libanez Al-Xhadid sot pasdite kumtoi se sonte në orën 22 (ora 21 sipas kohës së mesme evropiane) do të transmetohet kumtesa e përbashkët amerikano-franceze për ndërprerje të arritur të zjarrit në Liban.
Kryeministri teknik libanez, Naxhib Mikati, njëkohësisht do të kumtojë se e përshëndetë ndërprerjen e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez, lajmërojnë mediumet izraelite.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac kumtoi se "ka miratuar vazhdim të operacioneve ofenzive ushtarake në frontin verior".
Izraeli sot kreu seri të sulmeve ndaj Bejrutit, duke pohuar se gjatë ditës ka goditur pothuajse 40 caqe të Hezbollahut.
Alarmet për mbrojtje antiraketore sot pasdite u aktivizuan në Manara, në pjesën verilindore të Izraelit, në Haifa dhe rerthinën e bregut mesdhetar izraelit.
Avi Majer, ish-botues i "Xherusalem Post" theksoi se nuk është e zakonshme që aktivitetet ushtarake të intensifikohen para ndërprerjes së armiqësive me qëllim që të sigurohet se do të arrihen sa më shumë caqe ushtarake para se të ndërpritet aktiviteti i tillë. ab/
foto: МIА arkivi