• четврток, 18 јули 2024

Me katër helikopterë dhe er traktorë shuhet zjarri në malin Serta nga ana e Negotinës

Me katër helikopterë dhe er traktorë shuhet zjarri në malin Serta nga ana e Negotinës

Negotinë, 16 korrik 2024 (MIA) - Aktualisht, katër helikopterë dhe Er traktorë po shuajnë zjarrin nga ajri në malin Serta nga ana e Negotinës. Zjarri që ka rënë të mërkurën rreth orës 10:30 është ende aktiv dhe po shuhet sot nga toka dhe ajri. Kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov në deklaratën për MIA-n ka theksuar se po bëhen të gjitha përpjekjet për përballje me zjarrin.

"Zjarri që është aktiv këto ditë në zonën e komunës së Negotinës po intensifikon aktivitetet. Që nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet e NJTZ Negotinë, NJTZ Kavadar, pjesëtarë të ARM-së, SPB Negotinë, pjesëtarë të NJNSH-së si dhe përfaqësues të Rrugës së Maqedonisë kanë punuar intensivisht për pastrimin e pemëve në të dy anët e rrugës drejtimi Negotinë - Shtip, për të parandaluar zgjerimin e mëtejmë të zjarreve", informoi Stojanov.

Shtabi i krizës në Negotinë mbrëmë ka njoftuar për shuarjen më masive të zjarrit në Sertë nga ajri dhe nga toka. Në mbledhjen e zgjeruar u koordinuan aktivitetet e planifikuara për shuarjen e zjarrit në malin Sertë. Gjithashtu është bërë e ditur se sot për shuarjen e zjarrit nga ajri do të përdoren katër helikopterë dhe tre aeroplanë, ndërsa nga toka do të veprojnë pjesëtarë të ARM-së, MPB-së, NJNSH-së, zjarrfikës nga disa qytete, ndërmarrje publike, Pyjet kombëtare, gjuetarë dhe vullnetarë të tjerë.

“Shtabi i krizës ka siguruar edhe makineritë e nevojshme për veprim nga terreni”, njofton Shtabi i krizës.

Foto: kryetari i komunës Goran Stojanov

Остани поврзан