• четврток, 18 јули 2024

Kryetari i Novosellës, zjarrfikës dhe civilë janë bllokuar nga zjarri në malin Ograzhden

Kryetari i Novosellës, zjarrfikës dhe civilë janë bllokuar nga zjarri në malin Ograzhden

Strumicë, 17 korrik 2024 (MIA) - Në një paraqitje dramatike përmes Fejsbukut kryetari i Novosellës, Gjorgje Bozhinov bashkë me ekipin e zjarrfikësve nga NJZT Strumicë dhe disa civilë kërkoi ndihmë që të evakuohen nga vendi i zjarrit mbi fshatin Badilen ku nga të gjitha anët janë bllokuar nga stuhia e zjarrit. 

"Nga të gjitha anët rreth nesh po digjet dhe presim që dy helikopterët të cilët e shuajnë zjarrin të shuajnë një pjesë të saj që të mundemi të evakuohemi ose të vijnë pas neve që të na marrin, sepse të gjitha lidhjet tokësore janë ndërprerë", deklaroi Bozhinov.

Siç deklaroi Bozhinov ata janë rrethuar nga zjarri në largësi prej 500 metrave dhe presin që sa më shpejtë të tërhiqen. fc/

Fotografia: Printskrin NJZT Strumicë

Остани поврзан