• четврток, 18 јули 2024

Kryetari i Kuvendit Gashi realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir

Kryetari i Kuvendit Gashi realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir, në të cilin u shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë në lidhje me agresionin rus, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në planin bilateral dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, Gashi theksoi se ka kontinuitet në politikën dhe institucionet e Maqedonisë në lidhje me mbështetjen dhe ndihmën për Ukrainën. Nga aspekti i humanizmit dhe solidaritetit, tha ai, duhet t'i jepet ndihmë dhe mbështetje kujtdo që përballet me agresionin, veçanërisht për vendin me të cilin kemi kultivuar miqësi dhe bashkëpunim të mirë prej shumë vitesh.

Ambasadorja Dir falënderoi për ndihmën nga vendi ynë, duke shprehur pritshmërinë që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe duke theksuar se, duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet Ukraina, me rëndësi të madhe është mbështetja e miqve dhe bashkëpunimi dhe afirmimi i të njëjtave vlera brenda kornizës së organizatave ndërkombëtare, si KB-ja, OSBE-ja, Këshilli i Evropës...

Në takim u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me procesin e integrimit në BE. Kryetari Gashi theksoi se nga ky aspekt, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë në të njëjtën rrugë.

U diskutua edhe për komunikimin e mëtejshëm në nivel të bashkëpunimit të grupeve parlamentare, si dhe për mundësitë e organizimit të takimeve të përbashkëta dhe vizitave kthyese. Në këtë kontekst, u theksua edhe roli i Kuvendit të RMV-së në Dimensionin Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

Тагови

Остани поврзан