Konkurs për bursa për studime dhe specializime nga Qeveria e Kinës
- Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin akademik 2025/2026 ndanë dy bursa për studime deridiplomatike (të rregullta), studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specializime, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin akademik 2025/2026 ndanë dy bursa për studime deridiplomatike (të rregullta), studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specializime, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Afati i fundit për aplikim është 15 janar 2025. Kandidatët e pranuar do të fillojnë studimet në shtator të vitit të ardhshëm. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Ambasada e RP të Kinës në Shkup.
Në publikimin e MASH ka informacion për dokumentet që duhet të bashkëngjiten gjatë aplikimit online dhe kontakte për informacione shtesë për të interesuarit, të cilat mund të merren edhe në faqet e internetit http://www.campuschina.org ose http//en.csc edu.cn/studyinchina. rq/
Foto: arkivi i MIA-s