• четврток, 18 јули 2024

Konferencë për mediat e ministres Dimitrieska Koçoska për ribalancin e Buxhetit

Konferencë për mediat e ministres Dimitrieska Koçoska për ribalancin e Buxhetit

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot në Qeveri do të mbajë konferencë për mediat për ribalancin e Buxhetit. 

 Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, Dimitrieska Koçoska do ta sqarojë vendimin e marrë në seancën e djeshme të qeverisë.

 Qeveria dje në seancë ka diskutuar për ribalancimin e Buxhetit, ndërsa ministrja në periudhën e kaluar ka bërë me dije se do të ketë para për paga dhe pensione dhe për gjithçka që është marrë si detyrim sipas ligjit, si dhe se shpenzimet joproduktive do të shkurtohen.

 Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë, në një dalje televizive ka përsëritur se gjendja me Buxhetin është alarmante, por me ribalancim, siç përmendi, do të stabilizohet.

 Pas miratimit nga ana e Qeverisë, ribalanci duhet të përcillet në Kuvend, ku pritet të votohet më së voni deri në gjysmën e parë të gushtit. qa/

Foto: FB e ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska

 

 

Остани поврзан