Koncerti i para Vitit të Ri i orkestrës së Armatës me muzikantë nga orkestrat e Forcave të Armatosura të Francës, Hungarisë, Italisë dhe SHBA-së
- Në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtes dhe Shtatmadhorisë së Armatës sonte do të mbahet koncert para Vitit të Ri në orkestrën e Armatës me muzikantë nga orkestrat e Forcave të Armatosura të Francës, Hungarisë, Italisë dhe SHBA-së.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtes dhe Shtatmadhorisë së Armatës sonte do të mbahet koncert para Vitit të Ri në orkestrën e Armatës me muzikantë nga orkestrat e Forcave të Armatosura të Francës, Hungarisë, Italisë dhe SHBA-së.
Siç njoftojnë nga MM-ja, në koncert, i cili këtë vit realizohet me moton "Së bashku më të fortë në harmoninë e tingujve", do të interpretohet një repertor me këngë të ndryshme të autorëve me famë botërore: Zhorzh Bize, Johanes Brams, Xhorxh Gershvin dhe Xhoakino Rosini, si dhe disa këngë nga kompozitorë të njohur nga vendet e orkestrave.
"Në koncertin para Vitit të Ri do të marrë pjesë presidentja dhe komandante supreme Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës gjeneral-majori, Sashko Lafçiski, ministra në Qeveri, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të trupit diplomatik dhe ushtarako-diplomatik, gjeneralë aktivë dhe në pension të Armatës, anëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë dhe komandave të Armatës dhe të ftuar të tjerë", thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga atje shtojnë se orkestra e Armatës së Maqedonisë, në frymën e bashkëpunimit, me orkestrat e ushtrive aleate ka disa vite që mban koncerte të përbashkëta. qa/
Foto: ARM