• вторник, 12 ноември 2024

Komisioni parlamentar gjerman do të debatojë për datën e zgjedhjeve

Komisioni parlamentar gjerman do të debatojë për datën e zgjedhjeve

Berlin, 12 nëntor 2024 (MIA) – Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar të qendrës së majtë në Gjermani, Komisioni i Bundestagut për hetimin e çështjeve lidhur me zgjedhjet sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të debatohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. 

Sipas administratës së Dhomës së Poshtme të Parlamentit gjerman, në mbledhje pritet të marrë pjesë edhe funksionarja federale zgjedhore Rut Brand, e cila paraprakisht paralajmëroi se janari ose shkurti i vitit 2025 është shumë herët për mbajtjen e zgjedhjeve. 

Lideri i grupit parlamentar opozitar  Bashkimit Demokristian dhe Bashkimit  Socialkristian (CDU/CSU), Fridrih Merc theksoi se ata duan që zgjedhjet të jenë në gjysmën e dytë të janarit. 

Pritet që mbledhja e Komisionit të jetë publike dhe mund të ndiqet onllajn në ueb-faqen e Bundestagut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан