• среда, 13 ноември 2024

Deputetët rus miratuan ligjin me të cilin ndalohet promovimi jetë pa fëmijë

Deputetët rus miratuan ligjin me të cilin ndalohet promovimi jetë pa fëmijë

Moskë, 12 nëntor 2024 (MIA) - Deputetët rus sot miratuan ligjin me të cilin ndalohet promovimi jetë pa fëmijë, në kontekstin e krizës demografike e përkeqësuar që nga konflikti në Ukrainë dhe mbrojtja e "vlerave tradicionale". 

Teksti duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit më 20 nëntor dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putini.

Sipas ligjit, njerëzit që e promovojnë jetën pa fëmijë në media, në film ose në reklama mund të dënohen me rreth 4.000 euro, zyrtarët me dyfishin e shumës, ndërsa personat juridik me të paktën 47.000 euro. 

"E kemi miratuar këtë propzim-ligj për t'i mbrojtur të rinjtë tanë nga ideologji të pdobishme", tha Nina Ostanina, kryetare e Komitetit për politikën familjare të Dumës, Dhomës së Lartë të Parlamentit. 

Përveç mbrojtjes së vlerave "tradicionale", ligji ka për qëllim të kontribuojë në zgjidhjen e krizës demografike në Rusi, trashëguar nga epoka sovjetike, të cilën autoritetet nuk mund ta ndalonin kurrë pavarësisht masave pronatale.

 Kremlini në korrik e vlerësoi atë situatë si "katastrofike për të ardhmen e kombit".

 Në vitin 2023, shkalla e lindjeve në Rusi ishte 1,41 fëmijë për grua, sipas agjencisë ruse për statistikë Rostat. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан