• четврток, 18 јули 2024

Jordanov: Pas orës 10 e presim mbështetjen nga ajri për zjarret në pjesën e Shtipit të Sertës

Jordanov: Pas orës 10 e presim mbështetjen nga ajri për zjarret në pjesën e Shtipit të Sertës

Shtip, 17 korrik 2024 (MIA) - Pas orës 10 pritet të arrijnë "er traktorët" në pjesën e Shtipit të lumit Serta, informoi sot për MIA-n, kryetari i Shtipit, Ivan Jordanov.

Ai theksoi se nga mbrëmë bëhen edhe basene pranë lumit Bregallnicë, afër fshatit Sofiliri të Shtipit. Kjo është kontraktuar gjatë ditës së djeshme dhe është kërkuar nga Qendra për menaxhim me kriza.

Zjarrfikësit, pjesëtarët e Armatës dhe policia janë në terren dhe intevenojnë nga vendi. Janë aktivë zjarre në dy lokacione, mbi fshatrat Dragoevë dhe Sellcë dhe në kodrën Shtrakalevë drejt poligonit Penush, ku popullata lokale ka ndalesë për lëvizje në këtë zonë sepse ka municion të pashpërthyer. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан