Helikopteri i policisë hodhi mbi 38 tonë mbi zjarrin në malin Serta
- Helikopter policor i llojit Bell-412 nga Departamenti i Njësiteve të Aviacionit ka vazhduar të veprojë ndaj zjarrit i cili është ende aktiv në malin Serta.
![Helikopteri i policisë hodhi mbi 38 tonë mbi zjarrin në malin Serta](https://new.mia.mk/images/20240714165501_big_730x400_32.webp )
Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Helikopter policor i llojit Bell-412 nga Departamenti i Njësiteve të Aviacionit ka vazhduar të veprojë ndaj zjarrit i cili është ende aktiv në malin Serta.
Siç informojnë nga MPB, helikopteri në 25 fluturime ka hedhur 38 tonelata ujë.
Siç theksojnë, në orët e hershme të mëngjesit është vepruar në pjesën e zjarrit i cili është afruar në drejtim të fshatit Kalanjevë dhe pasi i njëjti është vënë nën kontroll u vazhdua në drejtim të vatrave tjera të zjarrit. ab/
Foto: Printskrin, video: МРB