Azerbejxhan erlajns pezullloi fluturimet në disa qytete të Rusisë
- Linja ajrore kryesore e Azerbajxhanit njoftoi sot se do të pezullojë fluturimet e saj në disa lokacione në Rusi për shkak të një kërcënimi të mundshëm, pasi u shfaqën dyshime se aeroplani i saj u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse këtë javë.
Baku, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Linja ajrore kryesore e Azerbajxhanit njoftoi sot se do të pezullojë fluturimet e saj në disa lokacione në Rusi për shkak të një kërcënimi të mundshëm, pasi u shfaqën dyshime se aeroplani i saj u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse këtë javë.
Aeroplani "Embraer 190" i Azerbajxhan Erlajns po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në qytetin rus Grozni, të mërkurën kur u devijua për arsye ende të paqarta dhe u rrëzua teksa po përpiqej të ulej në Aktau, Kazakistan, pasi fluturonte drejt lindjes përmes Detit Kaspik.
Në aksident humbën jetën 38 persona dhe 29 i mbijetuan rënies, por të gjithë u lënduan.
Autoritetet në Azerbajxhan, Kazakistan dhe Rusi nuk po flasin për shkakun e mundshëm të rrëzimit, në pritje të një hetimi zyrtar.
Një deputet në Azerbejxhan fajësoi Moskën.
Rasim Musabekov për agjencinë e lajmeve azerbajxhanase Turan dje deklaroi se aeroplani u qëllua teksa ishte mbi Grozni dhe i bëri thirrje Rusisë që të kërkonte falje zyrtarisht.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov nuk pranoi të komentojë deklaratën e Musabekov, duke thënë se hetuesit duhet të përcaktojnë shkakun e rrëzimit.
"Ai rast është duke u hetuar dhe ne nuk besojmë se kemi të drejtë të bëjmë vlerësime derisa të arrihen përfundime si rezultat i hetimeve", tha Peskov. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s