• четврток, 18 јули 2024

Andonovski: Ta shfrytëzojmë potencialin e IKT-talentëve të rinj dhe ta nxisim ta ndihmojnë sektorin shtetëror

Andonovski: Ta shfrytëzojmë potencialin e IKT-talentëve të rinj dhe ta nxisim ta ndihmojnë sektorin shtetëror

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Duhet të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i të rinjve të talentuar, të cilët regjistrohen në fakultetet teknike në zhvillimin e IKT-sektorit në vend, porositi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

"Numri më i madh i të rinjve tanë regjisrohen në këto fakultete dhe përfundojnë me studime të shkëlqyera, ndërsa di edhe një pjesë të madhe të tyre që do të regjistrohen në studime dhe kanë rezultate fantastike. Dhe mendoj se duhet ta shfrytëzojmë deri në maksimum. Do të duhet të gjejmë mënyrë t'i motivojmë që më shumë ta ndhmojnë sektorin shtetëror, por mendoj se kjo nuk do të jetë vetëm paga, e cila do të jetë një komponentë shumë e fuqishme, por këto do të jenë edhe trajnime shtesë, progres në karrierë, përfundim të master studimeve në fushën e sajber sigurisë", deklaroi Andonovski për mediat pas hapjes së sesionit të Grupit të 6-të punues - Antikorrupsioni në Konventën nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK).

Sipas Andonovskit, nuk duhet të na inkurajojë ajo që në sektorin shtetëror nuk kanë mbetur shumë IT-sektorë, të cilët, për shkak të pagave të larta, punojnë në sektorin privat, për shkak se me këtë, tha, përballen të gjitha shtetet.     

"Shikojmë se si vendet e rajonit shënojnë progres me temp rapid përpara dhe detyra jonë do të jetë jo vetëm që t'i arrijmë, por edhe t'i tejkalojmë shtetet e rajonit. Dhe nëse mundet këtë ta bëjnë të gjitha shtetet nga rrethimi ynë, nuk shikoj se pse me politika të urta të mund ta bëjmë edhe ne të njejtën", konsideron ministri për Transformim Digjital, i cili në pyetjen nëse kemi kuadër për krijimin e mjeteve softuerike dhe digjitale të domosdoshme për IKT-zhvilimin të planifikuar, u përgjigj se "Maqedonia ka talent dhe kuadër teknologjik fantastik“.

Dret realizimit të këtij qëllimi, ministri theksoi se do të duhet të nxitet edhe sektori privat ta ndihmojë sektorin shtetëror, siç tha, "në kuptim të një patriotizmi modern".

Duke folur në sesionin e organizuar nga KNBE-MK, ai theksoi se kyçe për transformimin digjital është që institucionet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes platformës kombëtare të ndërveprimit (një platformë për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve dhe për komunikimin e institucioneve me sektorin privat dhe qytetarët).

Edhe pse është vendosur në vitin 2015, siç tha ai, sot e përdorin vetëm 50 institucione dhe mbi 90 për qind e institucioneve i mbajnë të dhënat në letër ose i shkëmbejnë mes tyre në mënyrë tradicionale dhe nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën në një mjedis digjital.

Në pyetjen se si do të “detyrohen” të punësuarit në administratën publike të pranojnë mënyrën digjitale të punës, Andonovski u përgjigj se më shumë ka të bëjë me zbulimin e potencialit dhe sqarimin e të punësuarve në të gjitha institucionet se cilat janë potencialet. Ai beson se “më së shumti do të varet nga drejtuesit e institucioneve”.

"Nëse drejtuesit e institucioneve nuk janë të gatshëm për digjitalizim, atëherë do të kemi problem me të punësuarit", shtoi Andonovski.

Në fjalimin e tij në seancë ai apeloi që të shfrytëzohen mundësitë e mëdha që ofron portali qeveritar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk për qytetarët dhe kompanitë. mb/

Foto: Printskrin

Остани поврзан