Ahmeti: Pa marrë parasysh spastrimit politik, i porosis se BDI-ja është uragan
- Kemi qenë pranë maqedonasve në situata të ndryshme dhe do të qëndrojmë, por nuk pranojmë që ata të jenë agallarë, e ne të jemi shërbëtorë. Derisa nuk kemi një veting të vërtetë, derisa kemi gjyqësor selektiv që nuk kryen funksion sipas ligjeve, por i shikon gjërat se nga çfarë etnie vjen, ju dërgoj një mesazh pa marrë parsysh spastrimit politik dhe stuhitë që i bëjnë, se BDI është uragan, deklaroi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti, në pritjen e sontme tradicionale për festat e fundvitit.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Kemi qenë pranë maqedonasve në situata të ndryshme dhe do të qëndrojmë, por nuk pranojmë që ata të jenë agallarë, e ne të jemi shërbëtorë. Derisa nuk kemi një veting të vërtetë, derisa kemi gjyqësor selektiv që nuk kryen funksion sipas ligjeve, por i shikon gjërat se nga çfarë etnie vjen, ju dërgoj një mesazh pa marrë parsysh spastrimit politik dhe stuhitë që i bëjnë, se BDI është uragan, deklaroi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti, në pritjen e sontme tradicionale për festat e fundvitit.
Në fjalim, Ahmeti theksoi se marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i së ardhmes së vendit dhe se LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të punojnë në mënyrë të barabartë për qytetarët, sepse "ky vend nuk është shtet me Kushtetutën e vitit 1989 kur u hoqën komuniteti shqiptar dhe turk".
"Marrëveshja e paqes e Ohrit është ajo që ndaloi tragjeditë dhe hapi rrugën për dialog dhe paqe. Dhe nuk jemi pishman që pranuam marrëveshjen dhe nënshkruam marrëveshjen pa marrë parasysh se kompromisi nuk i kënaq të gjitha palët, por garantues i kësaj marrëveshjeje janë BE-ja dhe SHBA-ja. Të rrezikosh këtë marrëveshje do të thotë të kthehesh prapa. Përfaqësuesit e qytetarëve tanë pa dallim nëse nga LSDM apo VMRO-DPMNE, njëjtë si ne duhet të punojnë për qytetarët, sepse ky shtet nuk është shtet me Kushtetutën e vitit 1989, kur u hoqën komuniteti shqiptar dhe turk. Këto praktika nuk ishin dhe nuk janë të mira për paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Çdo rrezikim i Marrëveshjes së Ohrit është rrezik, sepse vë në lëvizje opsione të padëshiruara për ne, e as për paqen dhe stabilitetin e rajonit", tha Ahmeti.
Sipas tij, do të ofrohet "rezistencë e pararë" me çdo përpjekje për ndryshimin e Ligjit për Gjuhët, duke theksuar se nuk duan konflikt, por hyrje në Bashkimin Evropian. E vetmja zgjidhje për sundimin e ligjit është zbatimi i vetingut, për të cilin Ahmeti tha se e shmangin të gjitha partitë politike.
"Të përdorësh drejtësi selektive me retorikën "sërish Maqedonia e maqedonasve" është sa e padrejtë aq edhe e rrezikshme, sepse me sa duket në sistemin e drejtësisë përdoret drejtësi selektive, kuadrot shqiptarë përçmohen. Kjo nuk është mirë, kjo shkakton një revoltë në përmasa të mëdha te shqiptarët, por edhe te komunitetet e tjera etnike... E vetmja zgjidhje që ne të kemi drejtësi dhe një gjyqësor të drejtë dhe një shtet ku mbizotëron ligji, i cili siguron balancë të autoriteteve është që ne të bëjmë një veting të vërtetë. Nuk e di pse palët po e shmangen vetingun, të bëhet zgjedhja e gjakytësve dhe prokurorëve nga ata që kanë dëshmuar se zbatojnë ligjin", tha Ahmeti.
Foto: MIA