• четврток, 18 јули 2024

Zjarri mbi Manastir sërish aktiv

Zjarri mbi Manastir sërish aktiv

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Komuna e Manstirit pasdite informoi se zjarri mbi Manastirin është sërish aktiv. Në terren janë ekipet zjarrfikëse që punojnë në vendosje të situatës nën kontroll.  Kërkohet edhe mbështetje ajrore.

"Paralelisht kryhet edhe koordinim me Shtabin e përgjithshëm të krizës për përfshirjen e të gjitha forcave të disponueshme dhe resurseve konform nevojave. Në komunikim me krytearin Toni Konjanovski me Qendrën për menaxhim me kriza dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, sërish është paralajmëruar mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit", thuhet në komunikatën e Komunës së Manastirit.

Paradite, ky zjarr është vënë nën kontroll. Si mbështetje ajrore kanë intervenuar pesë "Er traktorë" tre prej të cilëve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe dy nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës që ka arritur për përballje me zjarret. mb/

Foto: Komuna e Manastirit

 

Остани поврзан