• сабота, 02 ноември 2024

Vuçiq: 14 persona e humbën jetën në fatkeqësinë në Novi Sad, mes tyre edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Vuçiq: 14 persona e humbën jetën në fatkeqësinë në Novi Sad, mes tyre edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Beograd, 1 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij të sontëm drejtuar opinionit deklaroi se në tragjedinë e sotme të madhe në Novi Sad, kur u shemb konstruksioni i betonit i stacionit hekurudhor, jetën e humbën 14 persona, se njëri prej të vdekurve është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa identiteti i pesë personave ende nuk është konstatuar, lajmëroi korerspondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai shtoi se sipas informatave të fundit, jetën e kanë humbur 14 persona dhe se shpreson se ky do të jetë numri përfundimtar.

"Nuk arritëm ta kuptojmë identitetin e pesë personave, tetë persona janë shettas të Serbisë, një person është shtetas i Maqedonisë së Veriut", tha Vuçiq.

Ai deklaroi se kërkon që Prokuroria në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë t'i ndjekin dhe t'i dënojnë ashpër përgjegjësit për rrëzimin e një pjese të konstruksionit në Novi Sad.

Ai posaçërisht i falënderoi shpëtimtarët, "njerëzit të ciltë tërë ditën luftuan dhe pësuan, punëtorët të cilët me makinat  etyre tentuan ta shpëtojnë çdo jetë që mund të shpëtohej".

 

 

Остани поврзан