Tetë ministri, Enti i Statistikës dhe Arkivi Shtetëror nesër në protestë
- – Të punësuar nga administrata publike nesër do të dalin në protestë duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe pagesën e 30 për qind të shtesës së rrogës.
Shkup, 13 janar 2025 (MIA) – Të punësuar nga administrata publike nesër do të dalin në protestë duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe pagesën e 30 për qind të shtesës së rrogës.
Nga Sindikata e AOJSHQ, e cila i bashkon organizatat sindikale të më shumë ministrive dhe institucioneve të tjera publike, në një deklaratë për MIA-n thonë se në protestë nesër dalin tetë ministri, Enti Shtetëror i Statistikës dhe Arkivi Shtetëror.
Përveç protestës së nesërme, të mërkurën në grevë hynë të punësuarit nga Prokuroria Shtetërore me kërkesat e njëjta. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s