• среда, 15 јануари 2025

Takim i Gashit me ambasadoren greke, Sofija Fillipidu

Takim i Gashit me ambasadoren greke, Sofija Fillipidu

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofija Filipidu. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar bilateral në të gjitha nivelet, si dhe për nevojat e mundshme për të ndërmarrë hapa për pasurimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.

Siç kumtuan nga Kuvendi, ambasadorja Filipidu informoi mbi zhvillimet aktuale në Republikën e Greqisë dhe procedurën e zgjedhjes së presidentit të shtetit, i cili, në pajtim me Kushtetutën, kryhet përmes zgjedhjes në Parlamentin Grek. Shprehu pritshmërinë që pas përfundimit të këtij procesi do t'i kushtohet më shumë vëmendje nisjes së bashkëpunimit më dinamik me kolegët grekë.

"Kryetari Gashi, duke e përshëndetur mbajtjen e këtij takimi, u shpreh i hapur për vizita të ndërsjella me homologët e Kuvendit të Greqisë, por edhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit, të cilët gjatë gjithë mandateve të kaluara kanë shprehur interesim për bashkëpunim konkret, veçanërisht në fushën e integrimit evropian. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por mund të punojmë së bashku për të ardhmen", kumtuan nga Kuvendi. bsh/

Foto: Kuvend

Остани поврзан