• недела, 06 октомври 2024

Stoltenberg për FT: NATO ka kaluar shumë linja të kuqe që i ka vendosur Putini, por ai nuk ka bërë asgjë

Stoltenberg për FT: NATO ka kaluar shumë linja të kuqe që i ka vendosur Putini, por ai nuk ka bërë asgjë

Londër, 5 tetor 2024 (MIA) - NATO tashmë ka kaluar shumë linja të kuqe, të cilat i ka vendosur lideri rus Vladimir Putin, por ai nuk ka bërë asgjë, deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistën për "Fajnenshël tajms".

"Nëse jo diçka tjetër, unë angazhohem për kalimin e të gjitha këtyre të ashtuquajtura linja të kuqe që i ka vendosur Putini. Edhe ne kemi kaluar shumë prej tyre, e ai nuk ka bërë asgjë. Realiteti është se nëse presidenti Putin dëshiron që të eskalojë (konflikti) me përdorimin e armës për shkatërrim në masë, a mund t'i krijojë të gjitha pretekstet që i nevojiten. Deri më tani i jemi përgjigjur të gjitha përpjekjeve që të mos sjellë deri në konfuzion", tha ai.

Stoltenberg, gjithashtu theksoi se ka pasur ditë dhe javë, sidomos në fillim të luftës, në të cilat NATO është dashur të bisedojë dhe ta shqyrtojë çështjen për linjat e kuqe ruse.

"Kuptohet, duhet të ndaloni dhe të mendoni, ndoshta kjo është shumë e rrezikshme, Por, atëherë alernativa që të ndaloni ta mbështesni Ukrainën për shkak të ndonjë retorike, në të vërtetë nuk është opsion", tha ai.

Ish-sekretari i përgjithshëm i ANTO-s, gjithashtu tha se nga fillimi i pushtimit të plotë rus ndaj Ukrainës, e ka formuluar qasjen në NATO - që ta mbështesë Ukrainën, por që të mos marrë pjesë në konflikt.

Në intervistën për "Fajnenshël tajms", Stoltenberg ka shprehur keqardhje që Ukraina nuk ka marrë më shumë armë në fazën e konfliktit. Ai tha se NATO është dashur të sigurojë mbështetje të madhe ushtarake në Kiev që para fillimit të invadimit.

"Unë e marr pjesën time të përgjegjësisë", tha Stoltenberg. mb/

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан